OpinionTopLajm

ZEJDI-OSMANIT: JO 5 PO 6 SHTYLLA KOMBËTARE

Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së, ditë më parë shpalosi 5 shtyllat kryesore për negociata me partitë shqiptare. Sipas tij, është shumë me rëndësi që partië shqiptare të dakordohen për këtë platformë shqiptare në garën politike që duhet të jetë e përhershme për politiken shqiptare, përcjell in7.

“1. Në zgjedhje nuk garojmë me më shumë se dy lista. 2. Partia që e merr një votë më shumë flet në emer të shqiptarëve me komunitetet tjera. 3. Partitë dhe deputetët e partive që kanë një votë më pak, japin mbështetjte partisë së parë, që për vijat strategjike tona të flasin në emër të gjithë deputetëve shqiptarë, kurse për çështje të politikës ditore do të jenë korrektori kryesor. 4. Deputetët e partive jofituese nuk bëjnë biseda anësore për të dobësuar pozitat negociuese të partisë fituese ( si në vitin 2006). 5. Mundësi për bashkëpunime në forma të ndryshme në interes të qytetarëve mes partive politike shqiptare.”, ka thënë Osmani

Ndërkaq sot, Skender Rexhepi-Zejd,nga partia Aletrnativa, përmes një statusi në rrjetin social Facebook i është përgjigjur zëdhënësit të BDI-së, Bujar Osmani.

Zejdi në statusi i tij ka shkurar se Bujar Osmani, ka harruar shtyllën e gjashtë, atë të turpit, që sipas tij, ka të bëjë me vjedhjen e votave shqiptare, përcjell in7.

“E dëgjoj zëdhënësin e BDI-së teksa flet për 5 shtyllat kombëtare. Por ai e ka haruar shtyllen kryesore shqiptare, ate të 6-tën:
Shtylla e 6 e politikës kombëtare shqiptare është SHTYLLA E TURPIT, shtylla ku do të ngjiten fotografitë e vjedhësve të votës shqiptare nga lideri i partisë së tij deri te bandat lokale, ngase të dhunosh votën e lirë është njëjtë sikur të vrasish gjitha vlerat demoktatike perendimore të cilat i synojmë ne si popull.
Prandaj, sot është dita që në ora 19.oo t’i themi STOP vjedhjes së lirisë dhe ardhmërisë shqiptare.”, ka shkruar Skender Rexhepi-Zejdi.

Artikuj të ngjashëm

Back to top button
Close
Close