LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev-Varviciotis: Qëllim strategjik edhe i Shkupit edhe i Athinës është që Maqedonia e Veriut t’i fillojë negociatat me BE-në

Për Maqedoninë e Veriut përparimi në integrimin në BE fillimisht duhet të varet nga reformat vendore lidhur me arritjen e standardeve evropiane, e jo nga çështjet bilaterale, dhe se në atë drejtim vendi ka arritur përparim të madh në harmonizimin e legjislaturës vendore me atë të BE-së, si rezultat i procesit intensiv të reformave dhe për evropianizim të të gjitha segmenteve të shoqërisë.

Këtë e theksoi kryeministri Zoran Zaev në takim me ministrin alternativ të Punëve të jashtme të Greqisë, i angazhuar për çështje evropiane, Miltiadis Varviciotis, i cili ndodhet për vizitë pune në vend.

Zaev dhe Varviciotis u dakorduan se është me interes jashtëzakonisht të përbashkët dhe qëllim strategjik i të dy vendeve që Maqedonia e Veriut sa më parë t’i fillojë negociatat inkuadruese me BE-në, dhe se Greqia nëa të drejtim do të vazhdojë me mbështetje të fuqishme.

Kryeministri Zaev, siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, theksoi se vizita e delegacionit në krye me Varviciotisin realizohet në një periudhë të bashkëpunimit intensiv dypalësh midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e cila që nga Marrëveshja e Prespës zgjerohet dhe rritet çdo ditë.

Në takim, si veçanërisht të rëndësishme u theksuan projektet në energjetikë, si një veprimtari strategjike dhe prioritare për të dy vendet, për të cilat dëshmojnë projektet tashmë të konfirmuara për bashkëpunim dhe investime të përbashkëta që kanë rëndësi dhe potencial të fortë rajonal.

Gjatë bisedës, nga të dyja palët u theksua kënaqësia e investitorëve grekë për bashkëpunimin me Qeverinë e Maqedonisë së Veriut, e cila, siç u tha, është një motiv shtesë dhe dërgon një mesazh të fortë se komuniteti afarist i Republikës Greke ka një mjedis miqësor për investime në vendin tonë.

Në takim, kryeministri Zaev përsëriti se është e hapur ftesa e Kryeministrit të Greqisë Kirjakos Micotakis për të vizituar Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe se çdo vizitë, siç është ajo e ministrit alternativ për Punë të Jashtme të Greqisë, i ngarkuar për Çështje Evropiane, Miltiadis Varviciotis, është kontribut për avancimin e miqësisë mes dy vendeve.

Nga Ministria greke e Punëve të jashtme, ndërkaq, kumtuan se në fokus të takimit Zaev-Varviciotis ishin marrëdhëniet bilaterale, përfshirë edhe zbatimin konsekuent të Marrëveshjes së Prespës, thellimi i bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, si dhe perspektiva evropiane e Maqedonisë së Veriut dhe vendeve nga Ballkani Perëndimor, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“Të dyja palët e konfirmuan nivelin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve. Bisedimet u fokusuan, mes tjerash, edhe në çështjet ekonomike, investimet, çështjet energjetike, si dhe ngjarjet rajonale dhe menaxhimi me pandeminë e Kovid-19”, kumtuan nga MPJ greke.

Shefi alternativ i diplomacisë greke “e theksoi nevojën për implementim konsekuent dhe të besueshëm të Marrëveshjes së Prespës si parakusht i domosdoshëm që plotësisht të përforcohen marrëdhëniet me Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe realizim të vizionit të përbashkët për integrim të Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane”.

“Me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev e konfirmuam rëndësinë e avancimit plotësues të marrëdhënieve mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe perspektivës evropiane të vendit të tij. Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Prespës është me rëndësi jetësore për arritjen e të dy qëllimeve”, shkroi Varviciotis në Tuiter pas takimit me kryeministrin Zaev.

Related Articles

Back to top button
Close
Close