
Drejt fundit janë raportet forenzike dhe analizat e ekspertizës për zjarrin në spitalin modular në Tetovë – ka deklaruar Kryeministri Zoran Zaev, I cili, sic tha, pret që të publikohen sa më shpejt të jetë e mundur.
ZORAN ZAEV – KRYEMINISTËR
“Sa më parë aq më mirë, që t`i zgjidhim të gjitha dilemat. Jeta vazhdon, politikanët janë në fushatë, po ndodhin aktiviete të përditshme. E udhës është që të publikohet ky raport që edhe unë ta them qëndrimin tim për dorëheqjet e ofruara të Ministrit dhe Zv/Ministrit të Shëndetësisë”
Zjarri në spitalin modular në Tetovë shpërtheu më 8 Shtator ku humbën jetën 14 pacientë. Pas zjarrit, dorëheqje ofruan Ministri Filipçe dhe Zv/Ministri Ilir Hasani si dhe dy Drejtorët e Spitalit të Tetovës. Përvec organeve të vendit, në hetimet për shkaqet e zjarrit janë kyçur edhe ekspertë gjerman.



