LajmeMaqedoniTopLajm

Zaev: Besimi i qytetarëve është prioritet kulmor, funksionarët duhet të punojnë ndershëm dhe me përgjegjësi

Besimi i qytetarëve është prioriteti i ynë kulmor, por nuk na është dhënë një herë e përgjithmonë. Përmes sjelljes sonë duhet për çdo ditë të dëshmojmë se punojmë ndershëm, me përgjegjësi, në mënyrë transparente dhe të paanshëm në interes të të gjithëve, se e praktikojmë atë që publikisht e flasim, porositi sot kryeministri Zoran Zaev para nënshkrimit të Kodeksit etik nga ana e ministrave qeveritarë.

Pranimi i Kodeksit, tha Zaev, është garanca për qytetarët se secili funksionar do ta japë kontributin e tij personal për ndërtimin e sistemit të integritetit, sundimit dhe menaxhimit të mirë.

“Sjellja e secilit anëtar të Qeverisë dhe funksionarit të emëruar, si dhe përmbajtja ndaj parimeve të menaxhimit të mirë përmes demonstrimit të integritetit, transparencës, llogaridhënies, drejtësisë dhe paanshmërisë, është prioriteti i ynë kulmor. Përforcimi i sistemit i menaxhimit në aspektin etik të drejtë dhe të mirë, do t’u shërbejë të gjithë qytetarëve, pa përjashtim, me të cilët ndërtojmë një shoqëri të drejtë për të gjithë. Besimi i qytetarëve nuk na është dhënë një herë e përgjithmonë. Përmes sjelljes sonë duhet për çdo ditë të dëshmojmë se e ruajmë interesin publik dhe të mirën e përgjithshme, duke i plotësuar standardet që qytetarët i presin nga ne”, tha Zaev.

Besimi i qytetarëve, përsëriti ai, është prioritet kulmor, ndërsa me këto masa, si Kodeksi, ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e institucioneve dhe mënyrat e sjelljes të bartësve të institucioneve publike.

“Kodeski është obligim që ta praktikojmë atë që e flasim dhe sinqerisht pres që këtë tërësisht ta bëjë kjo përbërje qevetritare. Ky nënshkrim është akt solemn, me të cilin të gjithë ne si anëtarë të Qeverisë, zëvendës ministra, drejtorë dhe funksionarë publikë, obligohemi se e pranojmë Kodeksin për respektimin e kushtetueshmërisë, ligjshmërisë, integritetit profesional, efikasitetit, lojalitetit, përgjegjësisë dhe transparencës së Qeverrisë dhe të gjitha institucioneve të saj. Nënshkrimi është pajtueshmëria e jonë se i pranojmë të gjitha parimet më të larta etike për mbrojtjen e lirive dhe të drejtat e njeriut gjatë kryerjes së funksioneve dhe detyrave tona në kuadër të Kushtetutës, ligjeve dhe marrëveshjeve ndërkobmëtare”, tha Zaev.

Ai në seancë qeveritare kumtoi se zëvendës kryeminsitri për luftë kundër korrupsionit, Lupço Nikollovski do të jetë përgjegjës për ndjekjen e zbatimit të Kodeksit.

Sipas Nikollovskit, nuk do të tolerohet puna jotransparente dhe e papërgjegjshme. Nëse funkisonarët qeveritarë nuk e respektojnë Kodeksin, do të përgjigjen në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik.

“Parimi themelor i Kodeskit është puna llogaridhënëse dhe transparente e funksionarëve, ndërtimi i sistemit të integritetit, sundimit dhe menaxhimit të mirë. Në të janë përshkruar parimet e sjelljes së bartësve të funksioneve publike, si dhe obligime konkrete. Në pajtim me Kodeksin, funksionarët, drejtorët dhe personat udhëheqës në institucione, të emëruar nga Qeveria, çdo gjashtë muaj do të duhet të dorëzojnë raport për harxhimet e bëra gjatë punës së tyre, i cili pastaj do të publikohet në veglën qeveritare për llogaridhënie. Kodeksi i obligon edhe të publikojnë të dhënat për punën e planeve, raportet revizore, llogaritë përfundimtare, listat e të punësuarve, respektivisht gjithçka që është në interes të qytetarëve. Nëse funksionarët qeveritarë nuk e respektojnë Kodeksin, do të përgjigjen në pajtim me Ligjin për qasje të lirë deri te informatat me karakter publik”, tha Nikollovski.

Kodeksi për sjellje etike të anëtarëve qeveritarë dhe bartësve të funksioneve ekzekutive, u miratua më 22 shtator të këtij viti.

Related Articles

Back to top button
Close
Close