LajmeRajon

Yuri Kim “nuk i ndahet” Shqipërisë! Ish-ambasadorja takon kreun e SPAK, Altin Dumanin

Kreu i SPAK, Altin Dumani, prej disa ditësh ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po zhvillon një vizitë zyrtare.

Dumani është takuar me zyrtarë amerikanë si dhe agjentët e FBI-së dhe së fundmi, edhe me Ndihmës Sekretarin Jim O’Brien. Po ashtu, e pranishme në këtë takim ka qenë  dhe ish-ambasadorja amerikane në Shqipëri, Juri Kim.

Ka qenë Ndihmës Sekretari Jim O’Brien, ai i cili nëpërmjet një reagimi në platformën “X”, ka ndarë momente nga takimi, ndërsa shkruan se “reforma në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin”.

“SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi”, shkruan ai, ndërsa thekson se ajo është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Kujtojmë se ish-amabsadorja Yuri Kim ka qenë një ndër personat më të përfshirë sa i përket reformës në drejtësi në vendin tonë, gjatë kohës që shërbente në Shqipëri.

Reagimi i plotë:

I kënaqur që takova shefin e SPAK-ut, Altin Dumanin. Është mbresëlënëse të shohësh reformën në drejtësi që jep rezultate reale për popullin shqiptar, duke treguar me veprime se askush nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi, e cila është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë në BE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close