
Ylli Limani dhe Noizy kanë krijuar miqësi të ngushtë me njëri-tjetrin, përveç bashkëpunimeve të suksesshme që kanë patur në muzikë.
Së fundmi Ylli ka postuar një bisedë mes tyre ku shihet se ai i ka thënë diçka me humor Noizyt. Reperi shfaqet duke qeshur në një foto që i ka dërguar ndërsa Ylli i thotë se s’ka asgjë për të qeshur dhe i çon foto ku shfaqet serioz.
Këngëtari nuk ka zbuluar më shumë duke i bërë kuriozë të gjithë ndjekësit për bisedën e tyre.




