LajmeMaqedoniTopLajm

Xhelal Neziri, nga Brukseli: Ohri do të jetë një kthesë e marrëdhënieve Kosovë-Serbi

“Takimi në Ohër do të paraqesë një kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë, të cilat do të hyjnë në një proces të njëmendtë të normalizimit. Ohri do të shënojë fillimin e zgjidhjes së kontestit të madh shqiptaro-serb, i cili do të reflektojë pozitivisht në tërë rajonin.”

Kështu është shprehur për indeks.mk analisti Xhelal Neziri, i cili momentalisht gjendet në Bruksel si përfaqësues Insitututit BIRC dhe portalit KDpolitik në takimet sqaruese midis Shkupit dhe Brukselit në kuadër të procesit të skriningut.

Pikërisht sot, takimi ka të bëjë me kllasterin Agjenda e Gjelbër, ku Komisioni Evropian i paraqet ndryshimet e fundit në ligjet e saja me qëllim që vendi t’i harmonizojë gjatë procesit të negociatave. Enter Projekti është zbatohet nga UNOPS i mbështetur nga Nordic Support for Progress of North Macedonia.

Sipas Nezirit, në Ohër nesër nuk do të ndodhë njohja e ndërsjellë, por procesi që çon deri te ai epilog do të përshpejtohet me qëllim që ky kontest i rëndë të mbyllet nëpërmjet një marrëveshje historike, e cila do të nënshkruhej deri në fund të këtij viti apo në fillimin e vitit të ardhshëm.

“Kjo periudhë është e rëndësishme për shkak se në vitin e ardhshëm do të kemi zgjedhje për Parlamentin Evropian, kemi zgjedhje presidenciale në SHBA, dhe nuk është e sigurt nëse të zgjedhurit që do të dalin nga këto procese zgjedhore do të kenë prioritet rajonin.”, thotë Xhelal Neziri, i cili për vendin ku ndodh ky takim thotë se vërtet ka simbolikën e vet paqësore.

“Ohri është simbol i marrëveshjeve paqësore, aty në 2001 u nënshkrua Marrëveshja e Ohrit, është nikoqir i shumë nismave rajonale dhe besoj se edhe kësaj radhe do të prodhojë rezultate pozitive”, përfundon ai.

Related Articles

Back to top button
Close
Close