
Shtëpitë e disa prej ish-ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc, janë bastisur nga ana e xhandarmërisë serbe.
Rasti ka ndodhur mëngjesit e 6 marsit, është bërë e ditur nga Lëvizja e Progresit Demokratik.
Kjo pati ka reaguar fuqishëm duke e cilësuar presion ndaj shqiptarëve, e në veçanti ndaj familjes së Nadir Sefedinit.
“Dhuna të cilën e kanë ushtruar në mëngjesin e 6 marsit nuk e justifikon arsyen në letër, por vetëm qëllimin e njëjtë e me veprime të përsëritshme për frikësimin e banorëve nëpërmjet dhunës psikike e fizike ndaj qytetarëve shqiptarë e pronave të tyre”, thuhet në reagimin e tyre.
“Për rastin në fjalë jemi duke i njoftuar autoritetet ndërkombëtare si dhe qeveritë në Kosovë dhe Shqipëri, që të ndërmarrin masa konkrete ndaj veprimeve të tilla antinjerëzore e antishqiptare”.



