LajmeMaqedoniTopLajm

Xhamia e re e fshatit Kallnik dhe pse është më e veçantë nga të gjitha xhamitë deri tani

Shkruan Top24

Xhamia ere e fshatit Kallnik e cila është lëshuar në përdorim pa dyshim që për nga pamja është një kryevepër e cila ka gjithëçka që i duhet një xhamie sa i përket faltores dhe kapacitetit të saj, pamjes moderne e gërshetuar me arabaska dhe kaligrafi arabe, ornamente të ndryshme që e veçojnë nga të gjitha xhamitë deri teni.

Por çfarë ka më të veçantë se xhamitë e ndërtuara deri më tani:

E shtrirë me një sipërfaqe mbi 800 metra katror në xhaminë ere janë planifikuar me detaje edhe shumë pjesë funksionale që janë më se të domosdoshme ne po i numërojmë vetëm disa:

  • Xhamia në katin përdhesë për herë të parë ka një hapsirë për kurorëzim (Zyra për Kurora) e cila është e pajisur me dy ulëse për çiftin, katër ulëse për dëshmitarët dhe një ulëse të gjerë për familjarët sidhe tavolina e Imamit
  • Xhamia ka zyrën e imamit e cila është e planifikuar që ai të bëj përgaditjet për orët mësimore fetare
  • Zyra e kryesisë së xhamisë, e pajisur me kompjuter byro pune dhe hapsirë pritëse për bashkëqytetarët
  • Mësonjëtore e pajisur me iventar, kompjuter smart tabela, projektor dhe audiozërim
  • Bibliotekë për fëmij, bibliotekë fetare dhe bibliotekë shkencore
  • Leximore
  • Hapsirë për falje të namazit për gjininë femërore, komplet e ndarë dhe me hyrje të posaçme
  • Hapsirë (komor) për ruajtjen e kufomave në rast nevoje e pajisur me frigorifer
  • Hapsirë për përgaditjen e kufomave
  • Restorant i cili do të shërbej për hatme, mevlude të cilat nuk do të përfshijnë muzikë ndërsa restoranti nuk do të përgadis ushqim dhe i njejti do të jetë falas për ata që duan ta shfrytëzojnë
  • Hapsirë për abdes gjatë sezonit dimërorë

Të gjitha këto me kujdes janë inkorporuar me hymje të veçanta për ruajtur dhe repsktuar çdo parim islam dhe duke respektuar dinjitetin dhe integritetin personal të çdo qytetari.Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close