LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi: Të hënën mund të mbahet seanca për Qeverinë e re

Seanca për rikonstruimin e Qeveri është e mundur që të caktohet të hënë, ka konfirmuar për “Slloboden Peçat”, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, nëse gjatë ditës ose nesër, kryeministri Dimitar Kovaçevski e dorëzon në Kuvend propozimin për kabinetin e ri qeveritar.

Kovaçevski dje pasdite në Kuvend është takuar me kryetarin e Kuvendit Talat Xhaferi për seancën për rikonstruimin e Qeverisë.

“E ftova kryeministri Kovaçevski ta informoj për procedurën për seancën për rikonstruimin e Qeverisë pas dorëzimit të propozimit për rikonstruim, që të dy palët t’i pajtojmë obligimet. Nëse Kovaçevski si propozues sot ose nesër e dorëzon propozimin, pika për rikontruimin e Qeveris mund ta vendos në procedur kuvendore të hënën më 13 shkurt ose të njëjtën ditë të caktoj seancë të re”, ka thënë Xhaferi.

Related Articles

Back to top button
Close
Close