LajmeMaqedoniTopLajm

Xhaferi fton koordinatorët në koordinim ad-hoc

Kryeparlamentari Talat Xhaferi i revoltuar, se në seancë ka 58 deputetë, ka ftuar koordinatorët e grupeve parlamentare në ad-hoc koordinim.

“I ftoj koordinatorët në ad-hoc koordinim”, tha Xhaferi, transmeton TV21.

Nga foltorja e kuvendit, Xhaferi njoftoi se Kuvendi shkon në pauzë deri pas orës 13, dhe koordinimi realizohet për të vendosur se me cilën pikë të rendit të ditës të vazhdohet, atë të pyetjeve të deputetëve apo të ligjeve të pakove ekonomike.

Për sot ishte caktuar seanca e pyetjeve të deputetëve, por kjo nuk u thirr fare nga Xhaferi, pasi siç tha ai, deputetët kanë kërkuar thirrjen e seancës së 36-të me radhë.

Seanca e 36 u thirr, por në seancë të pranishëm janë vetëm 58 deputetë të shumicës.

Related Articles

Back to top button
Close
Close