LajmeTeknologji

Whatsappi do t’i lejojë kontaktet të shohin gjithçka në ekranin tuaj

WhatsAppi ka bërë një sërë ndryshimesh gjatë viteve të fundit për të përmirësuar përvojën e përdoruesit.

Përditësimi më i ri është se përdoruesit tani mund të reagojnë ndaj mesazheve, të kyçin bisedat private dhe madje të modifikojnë mesazhet e tyre.

Ka edhe disa përditësime të tjera. Një prej tyre është veçoria e re “Screen Share” që lejon kontaktet e Whatsappit të shikojnë gjithçka në ekranin e telefonit tuaj.

Kompania njoftoi përditësimin e madh javën e kaluar.

Prezantimi i “Screen Share” synon t’i lejojë përdoruesit të tregojnë fragmente nga faqet e internetit që po shfletojnë, apo dokumente që po shikojnë.

Pronari i Meta, Mark Zuckerberg postoi në lidhje me përditësimin e ri në rrjetet sociale dhe ndau një foto të tij në një telefonatë grupi WhatsApp, ku dikush po ndante ekranin e tij.

Sapo të lansohet në javët e ardhshme, përdoruesit do të shohin një ‘ikonë Share’ në aplikacion dhe pasi ta shtypin do t’u jepet opsioni për të ndarë një aplikacion specifik ose të gjithë ekranin e tyre.

Gjatë muajit të kaluar, Meta njoftoi se do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë mesazhe të shkurtra video 60 sekondash drejtpërdrejt në biseda. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close