LajmeSport

Watford gjen zëvendësuesin e Manajt, vjen sulmuesi Henrique Araujo nga Benfica

Watford godet në merkato. Klubi anglez i Championship ia ka dalë të marrë nga Benfica sulmuesin e talentuar të portugez, Henrique Araujo.

Ky i fundit është vetëm 22-vjeç dhe shumë premtues, teksa te Watford vjen me formulën e huazimit të thjeshtë. Me Araujon, Watford kompleton sulmin, që ishte mangët në numra pas dëmtimit të Rey Manajt.

Sulmuesi shqiptar iu bashkua klubit anglez verën e kaluar, por ka luajtur vetëm 6 ndeshje, pasi një dëmtim e kanë lënë jashtë fushave për shumë javë. Vlen të theksohet se Watford mban vendin e tretë në Championship dhe synon rikthimin në elitën e futbollit anglez sezonin e ardhshëm.

Related Articles

Back to top button
Close
Close