LajmeMaqedoniTopLajm

Vullnet Murseli; Marrëveshja e Ohrit i dha fund konfliktit të armatosur por nuk vendosi paqen e qëndrueshme

Vullnet Murseli përmes një postimi në profilin e tij në FB ka kujtuar 20 vjetorin e nënshkrimit të marrëveshjes së Ohrit, marrëvjeshje kjo që sipas Murselit idha fund një konflikti të armatosur por nuk vendosi paqen mea dy popujve në Maqedoninë e Veriut, shkruan Top24

Sot në 20 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, derisa i kujtojmë të gjithë burrat e gratë që kapën armët për arritjen e qëllimeve dhe aspiratave kombëtare të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, po i rikujtojmë dhe aspektet kryesore të kësaj marrëveshjeje, e cila i dha fund konfliktit të armatosur, por nuk arriti të vendosë paqen e qëndrueshme dhe të përhershme.

Faji për mosimplementimin në kohë dhe në tërësi të Marrëveshjes së Ohrit duhet medoemos t’i faturohet partive politike që kanë ndarë pushtetin gjatë 20 viteve të kaluara e që nuk arritën të vendosin një shtet të së drejtës, një funksionim të shtetit ligjor, të luftojnë ashpër e në mënyrë të vendosur krimin e organizuar dhe korrupsionin, të avansojnë të drejtat e shqiptarëve etnikë në vend, etj. Dështimet e tilla në implementimin e plotë dhe në kohë të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit e rrezikojnë edhe të ardhmen evropjane të Maqedonisë së Veriut.

E ardhmja evropjane është destinacioni i dëshiruar i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, prandaj sot kur shënojmë 20 vjetorin e nënshkrimit të kësaj Marrëveshjeje, duhet të mendojmë edhe për ndryshime rrënjësore në përzgjedhjen e përfaqësuesve tanë, për të patur në pushtet qeveri me qëllime të qarta proevropjane e që do punojë në këtë drejtim me përkushtim të plotë.

http://https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid02QDmtUbFWdbV82Ugm71ZgjM7bPhjvdzfytdqHqEbX876yFxV1B8cuG4Ss5fmZFoStl&id=100075881802271&sfnsn=mo

Related Articles

Back to top button
Close
Close