LajmeRajon

“Vula pa parti merr 1 mln euro”, nxehet Meta: Komunitetet fetare shtrijnë dorën!

Këtë të Shtunë, në Konventën e Partisë së Lirisë, Ilir Meta preku dhe marrëdhënien e qeverisë shqiptare me komunitetet fetare.

“Çdo vit s’ka asnjë ndryshim”, u shpreh Meta referuar raportit të DASH pikërisht për këtë çështje. Sipas tij, 5 komunitetet fetare nuk mbështeten mjaftueshëm financiarisht nga shteti. Madje ai foli me shifra sa i takon buxhetit të partive krahasuar me paratë që marrin klerikët apo udhëheqës të tjerë fetarë.

Përveç harmonisë e paqes, është problem i shtetit. Pra me pak fjalë, komunitetet fetare marrin nga buxheti i shtetit 1.4 mln euro në vit. Partia e Rilindjes merr 1.6 mln euro, ndërsa vula pa parti, merr 1 mln euro! Ky është problem se njerëz me shkollë, të përgjegjshëm që janë klerikë ikin sepse nuk kanë mundësi ekonomike. Shtrijnë dorën kush t’u japë ndonjë fond, ka nga ata që japin fonde për qëllime të mira, ose nga ata që përpiqen të penetrojnë e të krijojnë probleme, ne na e kanë lënë amanet udhëheqësit e besimeve, pa atdhe nuk ka fe! Ishin ata që shpallën pavarësinë, ishin ata të Kongresit të Lushnjes, ka qenë meritë e tyre jo e partive politike. Nëse ne nuk i mbështesim nga buxheti i shtetit që mos t’i shtrijnë dorën askujt, atëherë ne i shërbejmë përcarjes fetare dhe shndërrimitt ë këtyure instuticioneve në instrumenta. Kam një premtim, është një detyrim që duhet ta kishim bërë me kohë se dhe Zoti do na kishte ndihmuar më shumë si komb. Të gjitha pronat do të kthehen, të gjitha! Ose do të kompensohen sipas ligjit, minimum do dhjetfishohet që vitin e parë mbështetja për komunitetet fetare në mënyrë që që ta bëjnë detyrën e tyre me përkushtin ndaj Zotit dhe atdheut. Se ata merren më shumë me të varfrit se qeveria që i ka braktisur”, tha Meta në fjalën e tij.

Pritet që pas mbarimit të punimeve të Konventës së PL të votohet për Presidentin dhe Zv.Presidenten e partisë.

Kandidaturat për President të Partisë së Lirisë dhe Zëvendës-President i Partisë së Lirisë:
a. Ilir Metaj (Kandidat për President)
b. Faik Basha (Kandidat për President)
c. Erisa Xhixho (Kandidate për Zv/Presidente)
d. Myrvete Asqeri (Kandidate për Zv/Presidente)
e. Miranda Rira (Kandidate për Zv/Presidente)

Related Articles

Back to top button
Close
Close