LajmeRajonTopLajm

Vuçiqi dekoron me medalje për guxim policët serbë që u larguan nga Policia e Kosovës

Nenad Gjuriq dhe Aleksandar Filipoviq janë ish-udhëheqës të Policisë së Kosovës që nuk pranuan të zbatojnë vendimet e Qeverisë dhe refuzuan të qortonin qytetarët me targa ilegale, duke u larguar përfundimisht nga forcat e rendit dhe për këtë sabotim ndaj shtetit të Kosovës presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka vendosur t’u ndajë medalje shtetërore.

Vuçiqi të mërkurën do t’ua dorëzojë çmimet Gjuriqit, drejtorit të suspenduar të Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore në Republikën e Kosovës dhe kapitenit Aleksandar Filipoviq, i cili ishte në detyrë shef i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Mitrovicës Veriore, shkruan Kuriri serb.

Ai do t’ua dhurojë “Medaljen e Artë për Guxim”, e cila në Serbi ndahet për veprimet në të cilat “del në pah guximi personal”.

“Urdhri i Meritës për Mbrojtje dhe Siguri, shkalla e parë, e cila jepet për kryerje mbi mesataren, shembullore dhe me nder të detyrave dhe detyrave në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”, thuhet në njoftimin e Presidencës serbe.

Gjuriqi kishte dalë në konferencë për media, bashkë me udhëheqësit e Listës Serbe dhe kishte njoftuar se kanë vendosur të mos e zbatojnë masën e qortimit.

Pas këtij vendimi, Inspektorati Policor i Kosovës kishte kërkuar suspendimin e tij.

Policia e Kosovës e suspendoi dhe të gjithë policët serbë, rreth 400, zhveshën uniformat dhe dorëzuan pajisjet, duke protestuar kështu me largim suspendimin e Gjuriqit.

Image

Related Articles

Back to top button
Close
Close