Vuçiq udhëton në takimin e Komunitetit Politik Evropian: Një javë e rëndësishme për Serbinë
“Unë do ta përfaqësoj vendin tonë atje. Është interesante se po bëhet në të njëjtën kohë me zgjedhjen e përfaqësuesve më të lartë të BE-së, në radhë të parë të Komisionit Europian, por për ne është një mundësi për të biseduar me ata në BE. Tashmë kam planifikuar takime dypalëshe me presidentët dhe kryeministrat e vendeve më të rëndësishme europiane. Për herë të parë mendoj se do të kem një takim dypalësh me kryeministrin e ri holandez”, tha Vuçiq.
Ai tha se pritet të ketë një takim edhe me presidentin francez Emmanuel Macron, si dhe “me shumë të tjerë”.
“Pres takime dhe bisedime më të rëndësishme këtë javë, të cilat nuk mund t’ju konfirmoj, sepse jo gjithçka është finalizuar dhe rënë dakord”, tha Vuçiq.



