
Përfaqësuesi special i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak do të takohet sot me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Siç njofton Presidenca serbe, Lajçak dhe Vuçiq do të takohen në orën 12:00.
Dy ditë më par, Lajçak u takua me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bled të Sllovenisë, dhe siç bëri të ditur pas atij takimi, temë kryesore e bisedës ishte përgatitja për takimin e radhës të nivelit të lartë në kuadër të dialogut, që pritet të mbahet në shtator.
Vuçiq para takimit me Lajçak, në orën 10:00 në Beograd do të bisedojë me kongresmenin amerikan, Michael Turner.



