LajmeRajon

Vuçiq: Ata duan që ne ta njohim Kosovën, por nuk jemi të interesuar për këtë!

“Ata kërkojnë të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe të njohim Kosovën, por ne nuk jemi të interesuar”, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiq për Bashkimin Evropian (BE).

“Ne patëm bisedime të shumta sot në Bruksel. Biseda me Kaya Callas ishte e hapur, por jo e lehtë. Ajo insistoi në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë, vazhdimin e dialogut dhe kompromisin me Prishtinën, zgjidhjen e shpejtë të rastit Banjska. Në përputhje me politikën dhe interesat e Serbisë, unë iu përgjigja asaj”, tha ai.

Përfaqësuesja e lartë për politikë të jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, thotë se Serbia dhe Kosova mund të bëhen anëtare të Bashkimit Evropian vetëm nëse normalizohen marrëdhëniet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close