Presidenti Serb, Aleksandar Vuqiç gjatë ditës së djeshme në konferencë për shtyp ka prezantuar disa fotografi nga krimet që kanë kryer grupet kriminale në Serbi, transmeton Alsat.
“Serbia kohën e fundit ka arritur të ballafaqohet me disa grupe kriminale, të cilat kanë kryer një numër vrasjesh”, pohoi Vuqiç.
Në konferencë për shtyp u publikuan fotografi të krimeve për të cilat akuzohet grupi kriminal i udhëhequr nga Veljko Belivuk (Velja Nevolja). Në pamje shihen trupa të pajetë të masakruar dhe armë, respektivisht snajper.
“Ne, tek anëtarët e këtij grupi të famshëm kriminal (Veljko Belivuk) që është prapa grilave, për herë të parë arritëm të bëjmë diçka në kuptimin teknik. Ne kemi importuar pajisje që nuk i kishim përdorur më parë. Anëtarët e grupit kriminal kishin foto dhe fytyra të shënuara të njerëzve në Ministrinë e Brendshme dhe BIA, të cilët ishin përndjekur. Këta janë operativë që luftuan drejtpërdrejt kundër tyre dhe patën sukses. Ata rrezikuan jetën e tyre, por patën sukses”, tha Vuqiç.