
Komuna e Vrapçishti ka bërë të ditur se është gati për t’i pritur mërgimtarët.
Nga kjo Komunë thonë se janë pastruar rrugët kryesore të fshatrave.
“Sot në fshatin Toplicë, Njësiti i Zjarrfikësve të Komunës sonë realizoi pastrimin e rrugëve dhe të qendrës së fshatit, përballë xhamisë.
Ky aktivitet është pjesë e përgatitjeve që po bëjmë në të gjitha vendbanimet, për të siguruar një mjedis sa më të pastër dhe të rregullt para ardhjes së mërgimtarëve.
Në ditët në vijim, pastrimet do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjerë të komunës”, thuhet në njoftim.



