LajmeMaqedoniTopLajm

Votat e Besës mund të bëjnë dallimin në Tearcë, por kanë peshë të caktuar edhe në Gostivar, Çair dhe Strugë

Në horizont po paraqitet një kolalicion i ri partik, e që këtë gjë më shumë e “imponoi” rezluztati i raundit të parë të zgjedhjeve lokale, e kjo ka bërë që tani ASH-AAA dhe Lëvizja BESA të kërkojnë mbështetjen e njëra-tjetrës në disa komuna, pasi ajo është më se e nevojshme për të siguruar fitoren në disa prej tyre.

Zgjedhjet lokale që u mbajtën më 17 tetor ishin të 7 me rradhë, por që ndoshta janë më të pa parashikueshmet sa i përket rezultateve përfundimtare, e gjithë kjo si pasojë e ndryshimeve të shumta politike që kanë ndodhur në vendin tonë në vitet e fundit si në kampin politik shqiptar edhe në atë maqedonas, ku ajo ka krijuar një situatë të atillë sa gati askush nuk është i sigurt për fitore në asnjë komunë, shkruan Zhurnal.

Që këto zgjedhje kanë qenë shumë vështitë të parashikueshme e tregojnë rezultatet e raudit të parë, ku disa paritë kanë dal si humbëse edhe në bastionet e tyre historike, e që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur në gjatë historisë 30 vjeçare të pluralizmit politik të Maqedonisë së Veriut.

E që ky rezultat ka ndikuar që të krijohen shumë paqartësi dhe komplikacione në matematikat dhe strategjitë e partive politike, pasi ata tani janë në garë me kohën për të krijuar koalicione me subjektet tjera në komunat ku ata kanë nevojë për përkrahjen e njëra-tjetrës, pasi kjo është mënyra e vetme e cila mund tu sigurojë atyre fitore.

Kjo situatë ka çuar në afrimin e ASH-AAA me Lëvizjen BESA, e cila është në pozitë, ndërsa tjetra në opozitë, por që e para ka nevojë për mbështetjen e të dytës në disa komuna, dhe anasjelltas e dyta ka nevojë për të parën për ta mposhtur partinë tjetër që është në pushtet, pra Bashkimin Demokratik për Integrim. ASH-AAA ka shkuar në balotazh në 6 komuna, ku në dy prej tyre ajo mund të ktë ndikim shumë pozitiv, ndërsa në njërën mund ta përmbysë rezultatin, duke e bërë partinë opozitare fituese.

ASH-AAA ka nevojë për mbështetjen e Lëvizjes BESAnë komunë e Tarcës për të triumfuar në të, pasi kjo është mënyra e vetme e cila mund të sigurojë fitoren e partisë opozitare dhe që për herë të parë pas një kohe të gjatë t’ia shkëpusë atë BDI-së, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raudnit të parë të zgjedhjevve lokale në komunën e Tearcës:

BDI 3.818 vota
ASH-AAA 2.362 vota
Lëvizja BESA 1969 vota

Në bazë të ktyre rezultateve, në raudine parë ishte fitues BDI me një diferencë prej 1456 vota ndaj kandidatit të dytë që vinte nga rradhët e koalicionit ASH-AAA, që është një dallim i madh. Situata do të ndryshonte rrënjësit në rast se ASH-AAA arrijnë një marrëveshje koalicioni për raundin e dytëme Lëvizjen BESA, ku atëher ata do të kishin 4331 vota, që nënkupton 513 vota më shumë se BDI, e kjo do ti bëntë fitues ata.

Komuna tjetër ku Lëvizja BESA mudnd ta ndihmojë ASH-AAA për ta betonuar fitoren është Gostivari, të cilën kjo parti nuk arriti ta fitoje që në raundin e parë vetëm me 0.12 %, e kjo bërë që ajo të shkojë në balotazh.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Gostivarit:

ASH-AAA 15.724 vota
BDI 13.190 vota
Lëvizja BESA 909 vota

ASH-AAA në Gostivar renditet si partia e parë me një dallim prej 2.540 ndaj partisë së dytë, pra BDI-së që është një dallim shumë i madh, që është e pamundur të përmbyset sikur të gjithë partitë të bëhen bashk kundër ASH-AAA në këtë komunë, por që koalicioni me Lëvizjen BESA do ta thellonte diferencën me Integristët me 3449 vota.

Bogovina është një komunë tjetër e cila aktualisht udhëheqet nga ASH-AAA, por që rezultatet e raundit të parë e nxjerrën këtë parti humbëse, por që kjo ende nuk është vendosur pasi do të shkohet në raundin e dytë, shkruan Zhurnal.

Rezultatet e raundit të parë të zgjedhjeve lokale në komunën e Bogovinës:

BDI 4.942 vota
ASH-AAA 2.878 vota
Lëvizja BESA 20.35 vota

Bashkimi Demokratik për Integrim udhëheq në këtë komunë me 2064 vota ndaj kryetarit aktual dhe pretendentit për një mandat të dytë nga rradhët e ASH-AAA, që është një dallim i madh. Edhe në rast të bashkëpunimit me Lëvizjen Besa rezultati nuk mund të përmbyset, por ajo vetëm mund ta ulë diferencën në 29 vota, e që kjo mund të prodhojë edhe befasi, shkruan Zhurnal.

Në bazë të nurmave që kanë mrrë partitë në raundin e parë, dhe në rast se ata arrijnë një koalicion, atëherë ajo ka mundësi të ndryshojë vetëm rezultatin në komunën e Tearcës, por veëm inciativa e bashkimit mes partive shqiptare të prodhoj ndonjë surprizë, e cila mbetet të shihet pas ora 19 të 31 tetorit.///Zhurnal.mk

Related Articles

Back to top button
Close
Close