
Me shumicë prej 2/3, para votimit të qeverisë së re, VMRO-DPMNE paralajmëron riorganizim të ministrive.
“Qëllimi i këtij ligji është që t’i riorganizojë ministritë, por edhe kompetencat e ministrive aktuale. Në kuptim të kohës së re. Gjatë analizës së këtij ligji, vërejtëm se duke mos pasur shumicë prej 2/3, krijimi i institucioneve të reja është bërë duke e anashkaluar këtë ligj, duke mos i ndjekur dispozitat e këtij ligji”, theksoi Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.
Andonovski thotë se në dy ministritë e reja nuk do të ketë punësime të reja, por do të tërhiqen të punësuar nga Ministria e ekonomisë dhe Agjencia për rini dhe sport. Por për këto ndryshime nevojitet që dy të tretat e deputetëve të japin dritë jeshile.
PRSD, PLD, parti që janë pjesë e koalicionit të LSDM?
“Mund të pohoj se bisedojmë me një numër të madh deputetësh, të cilët në periudhën e kaluar treguan interes që t’i bashkëngjiten koalicionit fitues të VMRO-DPMNE-së, por u penguan me presione, shantazhe politike, por mendoj se në periudhën që vijon do të inkurajohen dhe do të bashkëngjiten, sepse janë të vetëdijshëm se Hristijan Mickoski është kryeministri i ri i Maqedonisë”, pohoi Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.
Pas miratimit të vërejtjeve të KSHZ-së, VMRO-DPMNE shpreson që pas rivotimit të ketë edhe dy mandate shtesë.
“Votuesit në këto vendvotime e shohin dallimin për numrin e deputetëve, mendoj se do të synonim që VMRO-DPMNE të ketë edhe dy mandate shtesë”, tha Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.
Sa u përket reagimeve pas betimit të presidentes së re, Andonovski shtoi se kështu do të veprojë edhe qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE.



