LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO: Qeveria me vetëdije po keqpërdor flamurin evropian

VMRO-DPMNE-ja, ka raguar ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Dimitar Kovaçevski, duke thënë se ata po udhëheqin një front kundër Bashkimit Evropian për të mbrojtur krimin, duke keqpërdorur flamurin evropian.

“Kovaçevski me vetëdije keqpërdor flamurin evropian për të shtyrë ligje që nuk kanë të bëjnë asgjë me integrimin evropian të Maqedonisë. Kovaçevski, LSDM dhe BDI rrezikojnë të ardhmen e Maqedonisë për shkak të interesave të tyre kriminale. Ligjet që pushteti po i shtyn janë kundër Kushtetutës, ndërsa euroambasadori David Geer publikisht theksoi se kryeministri Kovaçevski nuk duhet të keqpërdorë flamurin evropian”, thonë nga VMRO.

Sipas tyre, Kovaçevski me marrëveshjen me Bechtel & Enka rrezikon edhe parimet e transparencës dhe konkurrencës që Maqedonia i ka pranuar me Marrëveshjen për Stabilizim dhe Asociim.

Në fund nga atje shtonë se e vetmja shpresë që Maqedonia të ecë drejt BE-së është rrëzimi i Kovaçevskit nga Qeveria.

Related Articles

Back to top button
Close
Close