LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO: Nuk do të lejojmë ndryshimin e Kushtetutës

Partia opozitare VMRO-DPMNE, ka reaguar ndaj deklarimeve të qeveritareve se Maqedonia e Veriut po i fillon negociatat me BE-në. Nga atje kanë thënë se vendi ynë nuk është duke i filluar negociata dhe se gjithçka është farsë e LSDM-së dhe BDI-së.

Nga atje kanë thënë se nuk do të lejojnë ndryshimin e Kushtetutës dhe bullgarizimin e plotë të shtetit.

“Pushteti nuk e ka 2/3 dhe nuk do ta ketë. Korniza negociuese duhet të ndryshojë. Nga Protokolli me Bullgarinë, është e obliguar vetëm Maqedonia. Nuk ka reciprocitet, por vetëm të drejta për Bullgarinë, ndërsa obligime për Maqedoninë. Bullgaria nuk e njeh gjuhën tonë, as pakicën tonë në Bullgari, ndërsa kërkon hyrjen e bullgarëve në Kushtetutën e Maqedonisë. Ku është këtu reciprociteti?Maqedonia është vendosur në pozitë të pamjaftueshëm në raport me Bullgarinë”, thanë nga VMRO.

Siç thonë ata për shkak të tradhtarit Kovaçevski problemi i Bullgarisë me Maqedoninë tani është problem i BE-së me Maqedoninë.

“Tradhtari Kovaçevski e vendosi shtetin në pozitë nënshtruese dhe për këtë duhet të ketë përgjegjësi”, thanë nga atje.

Related Articles

Back to top button
Close
Close