
VMRO-DPMNE akuzoi se kryeshefa, eprorë, policë të afërt me LSDM-në se janë dakorduar për maltretim të qytetarëve. Komunikimi mes tyre ka qenë në aplikacionin Viber dhe ka marrë emrin “XXX”. Opozita pretendon se janë ndjekur anëtarët e tyre. Dragan Kovaçki nga VMRO-ja, akuzon se bëhet fjalë për bashkim kriminel të policëve të afërt me pushtetin, me qëllimin kryesor ndjekjen e aktivistëve të partisë së tij në vazhdën e fushatës zgjedhore. Në mesin e të ndjekurve, thotë ai, ka qenë edhe kandidati i opozitës për kryetar të komunës së Prilepit, i cili tashmë është zgjedhur që në raundin e parë.