LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Zaevit dhe Filipçes nuk u intereson shëndeti i qytetarëve, por zgjedhjet në Shtip

Për Zaevin dhe Filipçen nuk është e rëndësishme shëndeti i qytetarëve, por zgjedhjet në Shtip dhe Pllasnicë, akuzojnë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje thonë se për ta, është më e rëndësishme të shtyjnë zgjedhjet me forcë dhe të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve sesa t’i ndihmojnë ata.

“Paaftësia e Zaevit dhe Filipçes varrosi 21 persona të tjerë për një ditë sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve kaloi 50 mijë njerëz, ndërsa numri i vdekjeve është pothuajse 1.400. Rastet aktive janë pothuajse 20 mijë, ose dhjetë herë më shumë sesa vlerësimi i Filipçes. Ai tha se do të ishin rreth dy mijë të infektuar. Vlerësime të gabuara, masa të vona dhe të papërshtatshme. Maqedonia thyen rekorde të zeza për shkak të Filipçes dhe Zaevit”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga atje pyesin se a garantojnë ende Zaev dhe Filipçe se ka kushte për zgjedhje në Shtip dhe Plasnica?

Related Articles

Back to top button
Close
Close