
Spasovski dhe Zaev, ua nënçmojnë intelegjencën popullit dhe mendojnë tu shesin përalla, se ndonjë zyrtarë nga njësia e pasaportave i njeh narko bosin Peker dhe Vukotiq dhe mundet të ju ketë dhënë pasaportë me identitet të rejshëm, pa pasur kjo logjistikë në hierarkinë vertikale deri në MPB deri te Spasovski a paraprakisht për këtë të mos jetë informuar Zoran Zaev, thonë nga VMRO-DPMNE,shkruan Kurir përcjellë TOP24.
Nga partia nënvizojnë se sipas informatave nga bilteni i MPB-së, Sedat Peker është depërtuar nga Maqedonia më 19 Janar të këtij viti, ndërsa 4 ditë pas kësaj është fotografuar për letërnjoftim në stacionin policorë.
Si mundet Peker i cili ishte depërtuar, erdhi në Maqedoni sërish, ku dhe si e kaloi kufirin, si është e mundur ta kaloj gjithë Shkupin pavërejtur? Nuk është e mundur që Peker që e shohim në rrjetet sociale i shëtitet nëpër Shkup me 20 truproje, të kaloj nëpër Shkup, ndrësa MPB për këtë të mos ketë njohuri. E njejtë është situata edhe me Jovan Vukotiq i cili ka kaluar disa kufire me dokumente udhëtimi të Maqedonisë, ndërsa gjatë dëshmisë në gjykatë në Beograd, ai theksoi se eka fituar në rrugë legale nga MPB-ja. Kush dhe si i dakordoi këto narkobosat dhe sa kushton pasaporta Maqedonase e shitur për strutura kriminale të Ballkanit dhe Botës?, pyesin nga VMRO-DPMNE,shkruan Kurir përcjellë TOP24.
Çfarë bënin këta struktura kriminale me identitet maqedonas dhe a u keqpërdorën këto identitete për vrasje, pastrim parashë dhe vepra tjera penale?
Hetimi me ligj zgjatë maksimum 18 muaj. Më shumë se 40muaj Oliver Spasovski nuk ka lëvizur gishtin për ate se si Vukotiq fitoi pasaportën maqedonase për të cilin në Serbi kishte vuajtur burgun. Spasovski dhe Zaev janë në krye të aferës “Mafija”, ata mundësuan logjistikë të narkobosave, ndësa sot përgjegjësinë e hudhën tek zyrtarë të thjeshtë. Në këtë mënyrë ata pranojnë se janë fajtorët kryesorë thonë nga VMRO-DPMNE, përcjell TOP24.


