LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE: Numri i të sëmurëve dhe të vdekurve nga Covid-19 rritet në mënyrë proporcionale me pasurimin e familjes Zaev

Nëpërmjet një njoftimi të VMRO-DPMNE-së thuhet se “Zaevit dhe LSDM-së nuk u intereson se si jetojnë qytetarët, atyre u intereson vetëm pasurimi i tyre”.

“Qeveria e paaftë e Zaevit nuk kujdeset për shëndetin e qytetarëve. Numri i të infektuarve për çdo ditë është treshifror. Për shkak të paaftësisë së Filipçes, Republika e Maqedonisë vazhdon të jetë rekordere për nga numri i të infektuarve të rinj”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Sipas tyre, Qeveria e Zaevit nuk kujdeset për qytetarët e Maqedonisë dhe se Zaevi është kujdesur për depozitën e Nina Angellovskës prej 250 mijë eurove.

“Pas falimentimit të bankës Eurostandard vetëm 10% e personave kanë arritur të hapin xhirollogari në banka tjerë, që do të thotë se rreth 90.000 qytetarë do të mbesin pa para muajin e ardhshëm”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Nga kjo parti përmendin edhe shtrenjtimin e rrymës elektrike edhe pse Maqedonia ka krizë prej coronavirusit.

“Me shtrenjtimin e rrymës elektrike ata në mënyrë të drejtpërdrejtë godasin xhepin e qytetarëve, ndërsa firmat e afërta me LSDM-në dhe familja Zaev po pasurohen. E gjithë kjo dëshmon se LSDM dhe Zaev nuk kujdesen për qytetarët, por vetëm për pasurimin e tyre”, shprehen nga VMRO-DPMNE.

Related Articles

Back to top button
Close
Close