LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE me peticion kundër regjistrimit! Kuvendi përfundoi debatin, Xhaferi shtyn votimin e Ligjit

Partia opozitare VMRO-DPMNE po përgatitet për mbledhje të nënshkrimeve për ta anuluar Ligjin për Regjistrim të Popullsisë. Nga partia thonë se tashmë janë duke i përgatitur dokumentet dhe nëse pushteti miraton ligjin me forcë, atëherë nënshkrimet do t’i dorëzojnë në Ministrinë e Drejtësisë. Ata nuk heqin dorë nga kërkesat e tyre për tërheqjen e këtij ligji, i cili siç pohojnë, është pjesë e negociatave politike midis LSDM-së dhe BDI-së dhe për sjelljen e një ligji të ri. Në po të njëjtën kohë, Hristijan Mickoski në faqen e tij në Fejsbuk publikoi peticion përmes të cilit i thirr qytetarët ta nënshkruajnë me qëllim që të sillet ligj tjetër për Regjistrim. “Ky aksion do të zbatohet ashtu siç duhet, përmes Njësive Rajonale të Ministrisë së Drejtësisë. Njerëzit do të mund të nënshkruhen në Njësitë Rajonale nëpër qytete, kurse numri i nënshkrimeve nuk do të jetë diçka që duhet neglizhuar nga ana e shumicës qeverisëse. Qëllimi është që ky ligj të tërhiqet dhe të sillet një ligj i cili do të thotë një konsensus shoqëror për operacion statistikor të cilin do ta mbështesin të gjithë”, tha Naum Stoillkovski – zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.

LSDM-ja me kundërpërgjigje, duke porositur se VMRO-DPMNE-ja dhe Mickoski nuk do ta pengojnë mbajtjen e regjistrimit. Si gjithmonë, kur sillen zgjidhje të rëndësishme ligjore për shtetin dhe qytetarët, VMRO-DPMNE-ja sillet në mënyrë destruktive dhe të papërgjegjshme, thonë nga partia në pushtet.

“Mjaft me bllokada të pakuptimta, bllokime dhe politizime. Regjistrimin e suksesshëm, Mickoski mund ta konsiderojë si një humbje tjetër personale, por regjistrimi nuk janë zgjedhje, atje nuk ka fitues dhe humbës. Me një regjistrim të suksesshëm, fitojnë qytetarët, fiton vendi…”, u shpreh Stefan Vasev nga LSDM.

Mesazh për organizim të regjistrimit, dje dërgoi edhe Presidenti, Stevo Pendarovski. Ai në një intervistë për MIA, tha se fatkeqësisht regjistrimi tek ne politizohet, sepse të drejtat e njeriut në terminologjinë ndërkombëtare i shohim ekskluzivisht përmes prizmit kombëtar. Dje pasdite, Parlamenti pas 3 ditëve, përfundoi debatin lidhur me propozim-ligjin për Regjistrim, por kryeparlamentari, Talat Xhaferi e shtyu votimin e tij.

Related Articles

Back to top button
Close
Close