LajmeMaqedoniTopLajm

VMRO-DPMNE i kundërpërgjigjet Ahmetit: Nuk duhet të habitet se pse BDI akuzohet për korrupsion!

VMRO-DPMNE i është përgjigjur kreut të BDI-së Ali Ahmeti pas një video porosi që ky i fundit dje i përcolli partive më të mëdha maqedonase.

Sipas partisë opozitare maqedonase, Ahmeti nuk duhet të habitet pse BDI akuzohet për korrupsion. “Përveç kontrollit në kutinë elektrik, ku ka një kabllo të lidhur ilegalisht, duhet të kontrolloni edhe personelin që ka qenë burim krimi dhe korrupsioni për 20 vjet. Agjenda e gjelbër e BDI-së dhe tema e të drejtave etnike të komuniteteve u shpik për ta mbuluar BDI-në në momentet kur ajo vjedh më së shumti nga njerëzit”, ironizon VMRO-DPMNE.

Më tej theksohet se sa më shumë të vjedhin BDI dhe LSDM së bashku, aq më i varfër është populli. “Nga blerja e naftës nga Kreshnik Bekteshi, deri te tenderët miliona për REK-un e Kovaçevskit që lanë vendin pa rrymë, zyrtarët e BDI-së dhe LSDM-së nuk guxojnë të jenë feudalë të paprekur me ligj, që pasurohen në kurrizin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, theksoi Qendra për Komunikim e VMRO-DPMNE-së.

Related Articles

Back to top button
Close
Close