As VMRO-DPMNE e as LSDM publikisht nuk kërkuan dorëheqje prej kryetares së Antikorrupsionit, Tatjana Dimitrovska, e cila momentalisht ka ndalesë për kryerjen e funksionit. Ajo është e dyshuar për dhënien e shërbimeve zyrtare për lëndën “Aditiv”, ndërsa ish kolegët e saj kërkuan që Dimitrovska të japë dorëheqje ose të veprojë Kuvendi i cili e ka emëruar. Megjithatë LSDM do të pres të shohë se çfarë do të tregojë hetimi.
“Më adekuate është që fillimisht të shohim çfarë do të tregojë hetimi. Ne me vëmendje i ndjekim informacionet. Me vëmendje i ndjekim të gjitha detajet në lidhje me këtë rast, të respektojmë edhe prezumimin e pafajësisë”, tha Kuzeska.
Në linjë të ngjashme është edhe VMRO-DPMNE-ja. Nga partia në pushtet u bënë thirrje organet kompetente për të zbardhur rastin.
“Nëse ekzistojnë prova për veprën penale të kryer, është e palejueshme sjellja e tillë. Nga aspekt i moralit, më e madhe është përgjegjësia te personat që kryejnë funksione të larta publike, sesa te të tjerët”, deklaroi Manasievski.
Prezumimin e pafajësisë te Tatjana Dimitrovska e theksuan edhe nga kabineti i Kryeparlamentarit, Afrim Gashi.
“Megjithatë, nëse konstatimet konfirmohen përmes procedurës gjyqësore, Kryetari i Kuvendit do të veprojë pa hezitim dhe do të fillojë procedurë parlamentare përkatëse për shkarkim”, thotë kabineti i Afrim Gashit.