
Orhan Ibrahimi nga Lëvizja Arbëria sonte i është bashkuar koalicionit VLEN duke dhënë kështu një fuqi të munguar këtij koalicioni për një të ardhme të fuqishme. Kujtojmë se Orhan Ibrahimi ka qenë për një periudhë të gjatë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Menduh Thaçit dhe deputet për dy mandate ndërsa po ashtu në zgjedhjet e fundit ka mbështetur kandidatin për kryetar komune në Likovë nga radhët e BDI-së, Erkan Arifi ndërsa për këshilltar garoi me listë “të tij”. Bashkimi i Ibrahimit me VLEN në shumë media u raportua si një lëvizje e krijuar nga zëvendës kryeministri Izet Mexhiti duke përfunduar së fundmi me një marrëveshje me Mexhitin si përfaqësues i VLEN-it.



