LajmeMaqedoniTopLajm

Vjollcë Berisha: Bujar Osmani i ka kaluar sinorët e lagjes, Arben Taravari nuk i ka kaluar

Vjollcë Berisha nga ASH-krahu i Selës në Daily Click në TV21 tha se edhe më herët e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar kandidatin e Frontit Europian për president, Bujar Osmani. Berisha thotë se për dallim prej kundër kandidatit Arben Taravari, Osmani “ka kaluar sinorët e lagjes”.

“Është jashtëzakonisht kandidat i përgatitur, i ka kaluar sinorët e lagjes së vet të them, është një njeri që do t’i bënte nder të gjithë shtetit që ta ketë president nesër, dhe unë nuk e shoh si një ëndërr të pamundur, edhe z. Taravari gjithashtu është kandidat i përgatitur. Gazetari: I ka kaluar sinorët e lagjes? Nuk i ka kaluar në raport, në krahasim…sinorët e komunës, sepse nuk e ka përvojën, ndoshta nuk i është dhënë rasti”, theksoi Berisha.

Related Articles

Back to top button
Close
Close