LajmeMaqedoni

Vitin e ardhshëm pritet të ketë video-mbikëqyrje dhe digjitalizim të menaxhimit të autostradës përgjatë Korridorit 10

Deri më tani është përgatitur dokumentacioni i projektit për instalimin e SIT përgjatë Korridorit 10, si dhe për ngritjen e Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Trafikut, e cila do të vendoset në Petrovec.

Qeveria po punon gjithashtu për sigurimin e fondeve shtesë të pakthyeshme në kuadër të Programit të Transportit të Sigurt dhe të Qëndrueshëm përmes Drejtorisë së Përgjithshme për Politikat e Fqinjësisë së Mirë – DG NEAR për zbatimin e SIT në pjesën veriore të Korridorit 10, të Qendrës Kombëtare të Menaxhimit të Trafikut dhe zbatimin e sistemeve të kontrollit të peshës së automjeteve, transportin e mallrave të rrezikshme dhe matjen e ndotjes së ajrit përgjatë këtij korridori.

 

Ndryshe, në kuadër të Strategjisë Kombëtare për Sisteme inteligjente transporti , është paraparë implementimi i pajisjeve moderne dhe zgjidhjeve digjitale për përmirësimin e sigurisë në komunikacion përgjatë autostradave të Korridorit 8 dhe autostradës Miladinovci-Shtip. Është një synim afatmesëm që parashikohet nga Strategjia Kombëtare për SIT.

 

Zbatimi i Sistemit Inteligjent të Transportit në autostradën përgjatë Korridorit 10 është me vonesë në zbatim në vend, duke pasur parasysh faktin se është shpallur si projekt që prej vitit 2019. Në atë kohë, parashikimet ishin që sistemi modern të vihej në përdorim në vitin 2022, por ndërkohë u shfaq pandemia e Covid-19.

 

Ndër përfitimet e tjera, Sistemi Inteligjent i Transportit do t’i mundësojë qendrës së kontrollit të monitorojë të gjithë trafikun përmes monitorimit me video, të zbulojë më lehtë shkelësit e rregullave të qarkullimit rrugor, të ndërhyjë më shpejt dhe më lehtë në rast aksidenti trafiku, por edhe që drejtuesit të marrin në kohë informacion epër vetë autostradën në lidhje me kushtet e ndryshuara për pjesëmarrje në komunikacion. Gjithashtu, me këtë sistem komunikimi-informativ për kontrollin dhe menaxhimin e trafikut, pritet të zvogëlohet sasia e dioksidit të karbonit që çlirohet në ajër.

 

Kujtojmë që, më 22 prill u bë shënimi i realizimit të punimeve në kuadër të Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D. Shënimi u bë nga Ministria për transport dhe lidhje së bashku me Ndërmarrjen Publike për rrugë shtetërore.

 

Më 8 mars, qeveria nënshkroi kontratën për ndërtimin e autostradave nga korridoret 8 dhe 10-D me konsorciumin amerikano-turk “Bechtel dhe Enka”. Projekti peshon 1.3 miliardë euro dhe përfshin ndërtimin e gjithsej 110 kilometra autostradë.

 

Projekti u zyrtarizua më 4 prill në një ngjarje në pikë-pagesën e autostradës Tetovë-Gostivar, një nga katër seksionet që do të ndërtohet me një kosto totale prej 1.3 miliardë euro. Tri seksionet e tjera të mbuluara me kontratë me kontraktorin “Bechtel dhe Enka” janë Gostivar-Bukojçan, Trebenishtë-Strugë-Qafthanë dhe Prilep-Manastir. Ndërkaq më 1 qershor në Tetovë filluan aktivitetet punuese për korridorin 8. Top24

Related Articles

Back to top button
Close
Close