LajmeRajon

Vihet nën kontroll zjarri masiv në Corroticë të Preshevës

Zjarri masiv që përfshiu disa hectare pyell afë fshatit Corroticë të komunës së Preshevës është vënë nën kontroll. Një ditë pas zjarrit kreu I komunës, Shqiprim Arifi njoftoi se situate është vënë nën kontroll.

Gjendja shihet që është e qetë, zjarre në këtë hapsirë ku jemi ne nuk ka. Siutata është e qetësuar ndërsa dje ishte aq kaotike saqë ju kemi mbetur borxh me disa informacione. …..Në ditët e ardhsme 75 zjarfikës me 25 cicterna dhe dy helicopter do të vazhdojnë të vëzhgojnë situatën edhe gjatë 3 ditëve të ardhshme se si do të jetë situate dhe menëherë do të nisin hulumtimet për të nxjer në pah arsyjet,deklaroi Shqiprim Arifi, Kryetar i Komunës së Preshevës.

Situata e krijuar dje shkaktoi shqetësim të madh tek banorët, sipas së cilëve, zjarri ishte aftuar rreth 50 metra afër shtëpive madje lartësia e flakëve kishte shkuar deri në 20 metra. Në operacionin e shuarjes së zjarrit u përfshinë edhe banorët. Në këtë zonë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme. Si pasojë e këtij zjarri, tymi u perhap në fshatrat përreth duke përfshirë edhe rrethinën e Kumanovës. Sipas autoriteteve serbe, jane djegur rreth 50 hektar pyll me pisha./KlanMacedonia/

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close