LajmeMaqedoniTopLajm

Vidhet kabllo e lokomotivës, e njejta nuk është më në funksion, kujt po i pengon suksesi i punës së Majan Vejselit

Është vjedhur një kabllo e e motorit tërheqës së Lokomotivës në hapsirat e HRMV Sha Transport në Shkup, për shkak të së cilës kjo lokomotivë nuk është në funksion.

“Në hapsirat e HRMV SHA Transport Shkup, në repartin e mirëmbajtjes së shërbimit tërheqës është vërejtur dhe konstatuar vjedhje kabllosë të motorit tërheqës së Lokomotivës seria nr.642 sidhe pjese dhe kabllo nga manipulatori. Për shkak të kabllosë dhe pjesëve tjera të dëmtuara kjo lokomotivë nuk është më në funksion, me çka me të njejtën i është shkaktuar dëm enorm kompanisë duke pasur parasyshë numrin e vogël të mjeteve vozitëse që posedon e njejta, thuhet në njoftimin e HRMV SHA Transport.

Vjedhja është lajmëruar edhe në Ministrinë e Punëve të Brendëshme dhe është konstatuat gjendja faktike nga ana e Njësisë për kriminalistikë me të cilën është filluar edhe hetimi.

Meqë vjedhja është bërë në hapsirat e HRMV SHA Transport, kemi dyshime se kjo vjedhje paraqet asgje tjetër vetëm sabotim i punës së kompanisë thuhet më tej në njoftimin e HRMV, përcjellë Top24
Ndryshe drejtori i Hekurudhave Majan Vejseli në vazhdimësi ka nënshkruar marrëveshje me institucione të rendësishme për ta ngritur nivelin e profesionalizmit dhe përgjegjësisë në këtë institucion madje së fundmi duke siguruar një donacion për vendosjen e GPS për lokomotivat sidhe po ashtu regulloi menyrën e furnizimeve publike duke mos lejuar që me para kesh dhe individ të blenin pjesë në emër të kompanisë, shkruan Top24,

Puna e drejtorit Majan Vejseli me gjasë sabotohet nga të punësuar në këtë ndërmarrje të cilëve me ardhjen e Vejselit në krye të kësaj kompanie u është hequr torta nga Goja.

Related Articles

Back to top button
Close
Close