LajmeMaqedoniTopLajm

(VIDEO) U arrestua pronari i lopëve që shkaktuan reagime në rajonin e Kriva Pallankës

Pasditen e sotme është arrestuar pronari i lopëve për të cilat banorët e rajonit të Kriva Pallankës denoncuan se po u dëmtojnë pronat bujqësore gjatë kërkimit të ushqimit dhe po e rrezikojnë trafikun në zonë.

Arrestimin e tij e ka publikuar vajza e pronarit, e cila publikoi edhe një video nga momenti i ndalimit. Ajo, për disa media, ka deklaruar se i ati nuk ka bërë asgjë që të justifikojë shoqërimin nga policia, njofton Top24

„E arrestuan babain tim, ndërsa motra ime përfundoi në spital. Lopët ndërkohë janë sërish të lira dhe del se e gjithë aksioni nuk ishte për bagëtinë, por vetëm që të arrestonin babanë tim, i cili nuk bëri absolutisht asgjë“, tha për “Fokus” bashkëpronarja e tufës së lopëve, Julijana Gjorgievska.

Ajo u ankua edhe për trajtim johuman ndaj kafshëve, duke pretenduar se banorët i kanë mbajtur lopët të lidhura nëpër stallat e tyre dhe i kanë lënë pa ushqim, para se të njoftonin Agjencinë për Ushqim dhe Veterinari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close