Rajon
VIDEO/ Plagosja në Vlorë, 25-vjeçari u godit me thikë pranë zemrës, pamje nga vendngjarja

Një person është goditur me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia”, pranë një berberhane në qytetin bregdetar.
ABC News mëson se i plagosur ka mbetur një 25-vjeçar M. Shaka. I riu është goditur me thikë pranë zemrës. 25-vjeçari është transportuar në spital dhe aktualisht ndodhet në sallën e operacionit nën kujdesin e mjekëve
Ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe kapjen e autorit, shtetasin Sh. S., 24 vjeç.



