LajmeSport

VIDEO/ Osasuna mbetet me dhjetë lojtarë, Barça fiton minimalisht në transfertë

Barcelona fiton minimalisht 1-2 në transfertën e Osasuna-s, në një ndeshje që rezultoi shumë e luftuar.

Takimi vazhdoi me barazim pa gola deri në minutën e 45+1’, kur Kounde e dërgoi topin në rrjetë me goditje me kokë, me pjesën e parë që u mbyll me rezultatin 0-1.

Në fraksionin e dytë vendasit ia dolën që të barazonin me Avilan në minutën e 76’, duke ndezur më tej sfidën.

Në minutën e 84’ Osasuna mbeti me 10 lojtarë në fushën e lojës, pasi Catena mori karton të kuq pasi tërhoqi Lewandowskin.

Barça fitoi penallti, që u ekzekutua më së miri nga Lewandowski në minutën e 86’, me polakun që shënoi golin e fitores për ekipin e tij.

Pas javës së katërt të La Liga Osasuna renditet në vend të dhjetë me gjashtë pikë, teksa Barcelona në vend të tretë me dhjetë pikë.

Osasuna-Barcelona (1-2)

Java e katërt, La Liga

86′-Goool!Barça fitoi penallti, që u ekzekutua më së miri nga Lewandowski në minutën e 86’, me polakun që shënoi golin e fitores për ekipin e tij.

Lojtës Videosh

00:00
00:09
Lojtës Videosh

00:00
00:08

76′-Goool!Në fraksionin e dytë vendasit ia dolën që të barazonin me Avilan në minutën e 76’, duke ndezur më tej sfidën.

Lojtës Videosh

00:00
00:20

45+1’-Goool! Pas goditjes së këndit të realizuar nga Gundogan, Kounde e dërgon topin në rrjetë me një goditje me kokë dhe kalon Barcelonën në avantazh.

Lojtës Videosh

Related Articles

Back to top button
Close
Close