
Një autobus në Argjentinë ka shpërthyer në flakë.
Pamjet nga ai moment janë filmuar dhe transmetuar nga BBC ku njerëzit shihen duke dalë të frikësuar e me shpejtësi nga autobusi para se mjeti të digjet plotësisht.
Karburanti është derdhur në rrugë duke përhapur flakët dhe duke ndaluar mjetet e tjera të kalojnë.
Sipas mediave lokale, zjarri ka ardhur si pasojë e një problemi elektrik.
Nuk raportohet për asnjë të lënduar.



