KurioziteteLajmeTeknologji
VIDEO/ NASA publikon për herë të parë pamje me rezolucion të lartë nga Marsi

NASA ka publikuar së fundmi pamjet me rezolucionin më të lartë derimë tani të planetit Mars.
Videoja e filmuar nga roboti “Perseverance”, i kontrolluar në distancë, tregon formacionet gjeologjoke në planetin e kuq, të cilat gjenden mbi shtratin e tharë të një liqeni.
Gurë në ngjyrë blu të errët me prejardhje vullkanore rrethojnë sipërfaqen Marsit. Por ajo çfarë tërhoqi vëmendjen e shkencëtarëve ishte prania e disa gurëve të bardhë, të cilët u zbuluab se përmbajnë një kompozim minerar krejt ndryshe nga ato çfarë NASA ka eksploruar më herët në këtë planet.



