
Futbollistët e Barcelonës kanë mbetur të tronditur nga ngjarja e mbrëmshme, kur mësuan se ishte ndarë nga jeta mjeku i skuadrës, Karlos Minarro Garsia.
Katalanasit kishin shkuar në stadium për të luajtur ndeshjen ndaj Osasunës, kur mësuan nga drejtuesit lajmin e kobshëm, ndërsa më pas ndeshja e La Liga u anulua menjëherë që futbollistët të merrnin veten nga kjo tronditje.
Lojtarët është dashur të kthehen sot përsëri në ambientet stërvitore, pasi Barcelona ka të martën një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampioneve ndaj Benfikës.
Por [ara stërvitjes, të gjithë futbollistët dhe stafi janë mbledhur në mesin e fushës dhe kanë mbajtur një minutë heshtje në kujtim të mjekut i cili u nda në mënyrë të parakohshme nga jeta.




