
Historia e 11-vjeçarit ukrainas, Roman Oleksiv ka pushtuar rrjetet sociale pasi një video-rrëfim për jetën e tij në luftë është bërë virale.
I mituri ka prekur edhe personat e pranishëm në Parlamentin Evropian teksa tregoi për sulmin ku humbi nënën dhe pësoi plagë të rënda në trup, të cilat edhe pas 3 vitesh i ka ende shenjat e saj.
“Ishte hera e fundit që e pashë nënën time dhe munda t’i thoja lamtumirë” , tha Roman gjatë një prezantimi të një dokumentari për fëmijët e Ukrainës në Parlamentin Evropian, në Strasburg.
Përkthyesja, e ngarkuar emocionalisht, nuk mundi të vazhdonte, kështu që kolegu i saj ndërhyri dhe vazhdoi përkthimin.
“Ajo ishte nën rrënoja, mund t’i shihja flokët dhe arrita t’i prekja dhe t’i thoja lamtumirë”, vazhdon Roman.
“Dua të them se kur jemi bashkë, jemi të fortë. Dhe nuk duhet të dorëzohemi kurrë. Duhet të vazhdojmë t’i ndihmojmë fëmijët e Ukrainës”, tha ai.
Roman u plagos më 14 korriku 2022, kur një sulm me raketa ruse në qendër të Vinicës vrau 27 persona, përfshirë tre fëmijë. Sulmi plagosi më shumë se 200 të tjerë.
Romani, i cili kishte shkuar te mjeku me nënën e tij, ishte i vetmi që mbijetoi. Ai pësoi djegie të rënda dhe qëndroi në njësinë e kujdesit intensiv të një klinike gjermane për 99 ditë. Deri më sot, ai i është nënshtruar 36 operacioneve, ndërsa rruga drejt shërimit të plotë mbetet e gjatë.



