LajmeSport

VIDEO/ Helvetët “pushtojnë” Berlinin, publikohen formacionet e Zvicër-Itali

Italia dhe Zvicra përballen në “Olimpiastadion” të Berlinit në orën 18:00, me synimin për të siguruar një biletë për fazën çerekfinale të Europianit Gjermani 2024, teksa dy trajnerët kanë ndarë mendjen edhe për formacionet me të cilët do të nisin sfidën.

Lexo edhe: Broja: Raja si kangur, ja me cilët nga shokët e skuadrës kuptohem më mirë Broja: Mund të merrnim më shumë, do të doja të riluanim ndeshjen ndaj Italisë Interi blindon portën për sezonin e ri, prenotohen vizitat për gardianin spanjoll “Zhgënjeva vendin tim”, lojtari i Juves pas të kuqit: Ndjesë të gjithëve

Italia rikthehet në Berlin, aty ku në 2006-ën fitoi Kupën e Botës pasi mposhti Francën në finale, teksa këtë herë do të kërkojë të vijojë rrugëtimin e mbrojtjes së titullit Kampion të Europës, që e fitoi në Angli tri vite më parë.

Nga ana tjetër Zvicra kërkon të bëjë një tjetër befasi, teksa këtë herë do të ketë në mbështetje edhe tifozerinë e zjarrtë, që është dukshëm dominuese ndaj italianëve në rrugët e Berlinit.

Sheshet dhe bulevardet kryesore të kryeqytetit gjerman janë ngjyrosur në të kuqe nga tifozët zviceranë, teksa autoritetet bëjnë me dije se në stadium do të jenë rreth 70 mijë tifozë, nga të cilët vetëm 6 mijë italianë.

Lojtës Videosh

Related Articles

Back to top button
Close
Close