
Milani fitoi një tjetër miqësore prestigjioze në SHBA. Pasi triumfuan përballë Manchester Cityt, kuqezinjtë e Paulo Fonsecas mposhtën edhe Realin e Madridit (1-0).
Golin e fitores e realizoi Samuel Chukwueze në minutën e 55’. Nigeriani, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer, finalizoi pas asistit të marrë nga 17-vjeçari Mattia Liberali.
“Djalli” rikthehet në fushë në datën 7 gusht. Përballë Barcelonës së Hansi Flick, duel që do të fillojë në orën 01:30.
Ndërkohë, në miqësoret e tjera në tokën amerikane fituan edhe Liverpooli, Chelsea dhe Manchester United.
The Reds mposhtën 2-1 Arsenalin. Salah dhe Carvalho realizuan për The Reds, ndërkohë që Haverts shkurtoi për Gunners.
Chelsea mposhti 3-0 Club American. Armando Broja u aktivizua në minutën e 63’ për ekipin e Enzo Marescas dhe pati një mundësi të artë për të shënuar.
“Blutë e Londrës” iu falën golave të Nkunkut (p), Guiusë dhe Maduekes (p) për të thyer skuadrën meksikane.
Fitore arriti edhe Manchester Utd. “Djajtë e Kuq” triumfuan 3-2 përballë andaluzianëve të Real Betis, përballje ku për ekipin e Ten Hag shënuan Rashford, Diallo dhe Casemiro.



