LajmeShowbiz

VIDEO: Bebe Rexha shijon pushimet me të dashurin e saj, teksa ekspozon format trupore nga jahti luksoz

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pak ditë që ka publikuar albumin e saj më të ri “Bebe”.

E teksa po e shijon suksesin e albumit të saj të tretë, 33-vjeçarja më në fund ka gjetur pak kohë për pushime.

Ajo ka publikuar së fundmi në rrjetin social TikTok një video, ku shihet në një jaht teksa shijon momentet nën ritmet e një kënge të saj të re, ende të papublikuar.

E veshur me bikini të zeza, këngëtarja e hitit “I’m a mess” vë në pah linjat e saj të kolme të trupit.

Ndërkohë, Bebe nuk hezitoi të tregonte personin që po e shoqëronte në këto pushime të hershme, i cili ishte i dashuri i saj, kineasti Keyan Safyari.

Related Articles

Back to top button
Close
Close