
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka zgjedhur të nis fushatën në mënyrën më të veçantë – me mbesën e tij, njofton Top24
Ai nëpërmjet një videoje, është parë teksa ia jep mbesës Olsa, mësimin më të madh të Skënderbeut.
Ia jep njëherë një shkop të hollë, të cilën e thyen lehtë ajo.
Pastaj ia jep rreth 10 sosh, të cilat ajo më pas nuk arrin t’i thyejë.
Kështu, Ahmeti vazhdon më pas: E sheh, se të bashkuar nuk mund të na thyejnë aq lehtë.



