LajmeMaqedoniTopLajm

“Vezilka” pa shqipen është vula digjitale e nënshtrimit të VLEN-it

Aleanca për Shqiptarët e vlerëson skandaloze që projekti nacional “Vezilka”, i prezantuar si hap historik për inteligjencën artificiale në Maqedoninë e Veriut, ndërtohet mbi model gjuhësor maqedonas, mbi korpus maqedonas dhe mbi institucione maqedonase, ndërsa gjuha shqipe trajtohet sikur nuk ekziston në këtë shtet. Nëse inteligjenca artificiale do të përdoret nesër në administratë, shëndetësi, arsim, drejtësi dhe shërbime publike, përjashtimi i shqipes sot është diskriminim digjital nesër. Kjo nuk është teknologji moderne, është politikë e vjetër e përjashtimit e paketuar me fjalë evropiane.

Azir Aliu, ish ministër i shoqërisë informatike dhe sot pjesë e kësaj qeverie, duhet të përgjigjet para shqiptarëve. Çfarë bëri kur kishte në dorë digjitalizimin dhe çfarë po bën sot që shqipja të jetë pjesë e këtij ekosistemi nacional të inteligjencës artificiale.

Ku është zëri i tij, ku është kushti i VLEN-it, ku është dinjiteti politik. Kujt do t’ia drejtojnë gishtin tani, kur janë vetë në qeveri dhe kur shqiptarët përsëri mbeten jashtë projekteve strategjike të shtetit. VLEN-i nuk po mbron shqipen, po e digjitalizon heshtjen e vet.

Related Articles

Back to top button
Close
Close