LajmeRajon

Vetëvendosje nuk e përballon presionin nga raporti i fundit i DASH-it, fillon të fajësoj sërish qeveritë e kaluara

Edhe pas gati 4 vite në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të fajësoj qeveritë e kaluara për korrupsion në Qeveri.

Ky reagim i partisë në pushtet vije presionit të madh që gjendet në raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2023.

Teksa Vetëvendosje hedh gishtin tek qeverisjet e kaluara, duke thënë se “të gjitha raportet ndërkombëtare theksojnë korrupsionin afatgjatë të ngulitur në institucionet Kosovës”, raporti i fundit flet “zi e terr” për qeverisjen e tyre.

Aty ndër shumë të tjera thuhet se Qeveria e Kosovës nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsion në Qeveri.

“Ligji parashikon dënime penale për korrupsion nga zyrtarët, por qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive. Pati raportime të shumta për korrupsion në qeveri. Zyrtarët ndonjëherë përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Mungesa e mbikëqyrjes efektive gjyqësore dhe sundimi i dobët i ligjit në përgjithësi kontribuuan në këtë problem. Rastet e korrupsionit i nënshtroheshin rregullisht apelimeve të përsëritura dhe sistemi gjyqësor shpesh lejonte skadimin e parashkrimit”thuhet në pjesën për korrupsionin të këtij raporti.

 

Related Articles

Back to top button
Close
Close